Aeroplanmbajtësja franceze Charles de Gaulle do të qendrojë për disa javë në Mesdhe për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të aleatëve të NATO-s, të cilat nisin më shkurt. Siç u njoftua, Franca po dërgon një sërë avionësh luftarak ajrore, rreth aeroplanmbajtëses Charles de Gaulle. Forcat ajrore do të operojnë deri në prill në Mesdhe, në kuadër të misionit “Clemenceau 22”. Dislokimi i ushtrisë nënvizon, sipas një deklarate nga Ministria Franceze e Mbrojtjes, rëndësinë që Franca i kushton lirisë së lëvizjes në det dhe vjen në kulmin e tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit për shkak të frikës së pushtimit të Ukrainës.