Në Strasburg orët janë vendimtare për Prishtinën, pasi negociatat e fundit mes delegacioneve do të përkthehen në vota pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Asambleja Parlamentare do të shqyrtojë dhe votojë raportin e Dora Bakoyannis, por deri më tani janë disa delegacione që shfaqen skeptike ndaj Kosovës dhe janë kryesisht të influencuara nga Beogradi.