Mbrëmja e kësaj të shtune sjell spektakël, emocione të forta dhe shumë të papritura, që do të gozhdojnë para ekranit të gjithë shqiptarët. Në orën 21:00 do të ndizen dritat e finales së madhe të Big Brother Vip Albania 5, pas një rrugëtimi prej 120 ditësh. Mateo, Rogert, Miri dhe Selin janë nën ethet e finales së madhe, teksa do të përjetojnë natën më emocionuese të këtij edicioni, me surpriza dhe momente të paharruara.