Era Istrefi festoi në 4 korrik ditëlindjen e saj të 26-të. Të shtunën këngëtarja kosovare ndau edhe disa foto në rrjete sociale që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, ku shfaqej e veshur me nje kostum të kuq pranë një makine “Lamborghini”. Megjithëse kaloi një ditëlindje të bukur me miqtë e saj deri në orët e para të mëngjesit, festa e vërtetë e priste atë në shtëpi. Familjarët e Erës kishin përgatitur një festë surprizë në Prishtinë për yllin e “Bon bon”. Zbukurime, torta dhe dhurata pafund e pritën këngëtaren sapo mbërriti në shtëpi. Të pranishme në festë ishte edhe motra e saj, Nora Istrefi, së bashku me të voglën Renee, me të cilën Era postoi disa video në Instagram.