Top News – Emisioni i ri, Breaking në Top News/ Të ftuarit e parë live, Celibashi dhe Manastirliu
05/04/2021 13:43

“Breaking” është emisioni më i ri informativ i Top Neës, që i mundëson publikut shqiptar marrjen e informacionit në një kohë sa më reale. “Breaking” në Top News startoi nën moderimin e gazetares së njohur Sidorela Gjoni. I ftuar në studio live ishte komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i cili u përgjigj ecurisë së procesit zgjedhor të 25 prillit, teksa janë vetëm 20 ditë larg mbajtjes së tyre. Celibashi u përgjigj në lidhje me faktin nëse kompania sllovene CETIS do të jetë në gjendje që të prodhojë fletët e votimit, nisur nga fakti se procesi miratimit të modelit ka pasur zvarritje që shkaktoi një debat nëse do të jetë me numra apo me emra kandidatësh. Për Celibashin, fleta e votimit me modelin e miratuar së fundmi nuk krijon probleme në lidhje me prodhimin. Kompania sllovene kishte ngritur pretendime në lidhje me përmasat e fletës së votimit, nëse ajo do të ishte e shoqëruar veç subjekteve politike, së bashku me emrat e kandidatëve të çdo partie politike. Kjo do ta pamundësonte prodhimin në kohë të fletës së votimit, pasi iu duhej më tepër kohë. Një tjetër çështje Celibashi ceku dhe çështjen e identifikimit dhe të numërimit elektronik të zgjedhjeve, që do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në një projekt pilot, në njësinë bashkiake numër 10 në Tiranë. “Duket se për sa i përket identifikimit elektronik, ky sistem do të funksionojë plotësisht me funksionimin e këtij sistemi, duke ofruar të gjitha ato garanci që opozita ka kërkuar. Prej 2-3 ditësh jemi duke testuar sistemin e votimit elektorin, e kemi vërejtur është shumë mirë e lehtësisht i përdorur nga votuesit e kësaj njësie numër 10. Ne do të vazhdojmë që ta lejmë në dispozicion të votuesve të kësaj njësie, që ta lemë dhe të shtojmë dhe dy apo tre qendra votimi, që të familjarizohen dhe që të mos kemi probleme në ditën e votimit”. Ndërsa Ministrja Ogerta Manastriliu foli për ecurinë e procesit të vaksinimit në Shqipëri, teksa dha detaje të plotë për të gjithë Shqipërinë. Ministrja Manastirliu tha se për pak ditë do të nisë vaksinimi edhe për kategoritë e personave nën 65 vjec.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48