Top News – Ekspertët e shëndetësisë në dilemë/ A mund të përzihen dozat e vaksinave anti-covid…
25/01/2021 14:11

Zyrtarët shëndetësorë, thonë se të dyja dozat duhet të jenë të një vaksine. Vaksinat anti covid që administrohen aktualisht, duhen të jepen në dy doza në hapësirën kohore të disa javëve. Në SHBA, ku janë duke u shpërndarë vaksinat e kompanive, Pfizer dhe Moderna, zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se vaksinat nuk janë të këmbyeshme. Në Angli, ku administrohen vaksinat e kompanive Pfizer dhe AstraZeneca, zyrtarët shëndetësorë, kanë thënë se dozat duhen të jenë në përputhje me njëra-tjetrën. Mirëpo në raste të rralla kur një lloj vaksine nuk është e disponueshme, apo nuk dihet se cila vaksinë i është dhënë pacientit për herë të parë, zyrtarët kanë thënë se mund edhe të jepet cilado vaksinë në dispozicion për herë të dytë. Meqë vaksinat e kompanive Pfizer dhe AstraZeneca fokusohen në një proteinë që mbështjell koronavirusin, ata besojnë se një dozë e gabuar është më mirë sesa mbrojtja e pjesshme, transmeton agjencia e lajmeve AP. Por sidoqoftë, nuk ka një studim të mirëfilltë për këtë cështje. Dilemat për përzierje të vaksinave vijnë në kohën kur kompanitë farmaceutike janë duke hasur në vështirësi për të prodhuar sasi të nevojshme të vaksinave për vendet me të cilat kanë nënshkruar paraprakisht kontrata. Italia ka thënë se do të marrë hapa ligjorë kundër kompanive Pfizer dhe AstraZeneca rreth vonesave në dërgesat e vaksinave, në mënyrë që të sigurojë porosinë e kërkuar dhe të mos përballet me dëme. Dhe të njëjtën gjë ka paralajmëruar edhe Këshilli Evropian. Presidenti i këshillit, Charles Michel, tha të dielën se BE-ja do t’iu kërkojë kompanive farmaceutike që të respektojnë kontratat që kanë nënshkruar për furnizim me vaksina kundër koronavirusit. “Ne planifikojmë t’i shtyjmë kompanitë farmaceutike që të respektojnë kontratat që kanë nënshkruar … duke përdorur rrugët ligjore”, ka thënë Michel. Ai nuk ka përmendur sanksione potenciale, mirëpo ka thënë se BE-ja do të insistojë në transparencë rreth arsyeve të vonesave.

Top News – Air Force One i ri brenda 6 muajsh / Dhurata e Katarit për Trumpin, ‘gati’ për përdorim
10/08 17:30
Top News – Evropa në flakë, zjarre kudo / Kthehen temperaturat përvëluese, mërkuri në 42 gradë
10/08 15:22
Top News – Nuk ka më meshkuj për ushtri / Tkurrje me 20 për qind, Koreja e Jugut në telashe
10/08 15:18
Top News – Qielli mbushet me yje që bien / Spektakli i Perseideve, të gjithë me sytë lart
10/08 15:08
Top News- Protestë pro palestinezëve në Londër/Policia arreston 466 mbështetës të ‘Palestine Action’
10/08 15:08
Top News – Aeroporti më i ngarkuar në botë / Nga SHBA në Spanjë, cili është numri një
10/08 14:53
Top News – Rafineria ruse e naftës në flakë / Ukraina godet ashpër, sulme me dronë në Saratov
10/08 14:53
Top News – Katër astronautë kthehen në shtëpi / Mes tyre edhe një kozmonaut rus, pesë muaj në ISS
10/08 14:48
Top News – Trump zbutet me marijuanën / Ndër drogat më pak të rrezikshme, lobim i sukseshëm
10/08 14:48
Top Channel/ Yjet që bien/ Perseidët, shirat më të pritur të vitit nga qielli
10/08 14:04
Top News – ‘Nuk i falim toka pushtuesit’ / Zelenski refuzon çdo shkëmbim territoresh
10/08 12:52
Top News – Myslimanët të bashkohen kundër Izraelit / Turqia bën thirrje: Larg duart nga Gaza
10/08 12:51
Top News – A do të shkojë Zelenski në Alaskë / Shtëpia e Bardhë ‘po shqyrton ftesën’, por…
10/08 12:51
Top News – Vend takimi i Trump dhe Putin / Pse ‘fitoi’ Alaska? Dikur ishte territor rus…
10/08 12:45
Top News – I gjithë Izraeli kundër Netanyahut / Gaza nuk është e jona! Protestë e madhe në Tel Aviv
10/08 12:45
Top News – ‘Makthi’ më i madh i Zelenskit / Lëshimi i tokave një skenar, Evropa krah Ukrainës
10/08 12:45
Top Channel/ Izrael, protesta kundër luftës/Mesazh për Netanjahun: Nëse pushton Gazën vr*ten pengjet
10/08 11:46
Top Channel/ “Asnjë marrëveshje pa Ukrainën”/Aleatët europianë deklaratë para takimit Trump – Putin
10/08 11:23
Top Channel/ Astronautë, kthim në Tokë pas pesë muajsh në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar
10/08 10:48
Top Channel/ Evropa kundër Trump: Jo territore Rusisë!
09/08 23:06