Top Channel/ Evropa kundër Trump: Jo territore Rusisë!
09/08/2025 23:06

Pas reagimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy që hodhi poshtë idenë për dhënien e territorit Rusisë, gazeta amerikane Wall Street Journal raportoi se zyrtarët ukrainas dhe evropianë i kanë paraqitur Uashingtonit një propozim të ri. Kjo erdhi pasi Kremlini për armëpushimin sugjeroi shkëmbimin e territoreve ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut. Duke cituar dy zyrtarë evropianë Wall Street Journal raportoi të shtunën se propozimi, i paraqitur Zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, të dërguarit të Ukrainës Keith Kellogg dhe Steve Witkoff, përsërit se Ukraina dhe Evropa duhet të përfshihen në çdo negociatë të zhvilluar me Rusinë, ndërsa kërkon gjithashtu që një armëpushim të zbatohet para se të ndërmerren hapa të mëtejshëm. Sipas zyrtarëve, kjo u propozua në një takim me zyrtarë të lartë amerikanë në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën. Udhëheqësit evropianë dolën në anën e Zelenskyy-t me deklarata të postuara në mediat sociale. Presidenti francez Emmanuel Macron në një postim në X shkroi se "e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit", duke shtuar se "evropianët gjithashtu domosdoshmërisht duhet të jenë pjesë e zgjidhjes, pasi siguria e tyre është në rrezik". Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ishte në të njëjtën linjë, duke shtuar se "ne duhet të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që respekton pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës". Zelenskyy foli gjithashtu me Presidentin finlandez Alexander Stubb, duke e falënderuar atë për mbështetjen e tij. "Ukraina dhe Finlanda kanë kufijtë më të gjatë me Rusinë në Evropë dhe populli ynë e di shumë mirë se çfarë kërcënimesh sjell kjo", tha ai në një postim në X. Reagimet erdhwn pasi Trump njoftoi se do tw takojw nw Alaskw tw premten homologun rus Vladimir Putin për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë, ku pritet të përfshihen disa shkëmbime territoriale për të mirën e të dy vendeve.

Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54