Top News – Vend takimi i Trump dhe Putin / Pse ‘fitoi’ Alaska? Dikur ishte territor rus…
10/08/2025 12:45

Pritej që të dy udhëheqësit të udhëtonin në territor neutral për bisedime, me vetë Putinin që kishte sugjeruar Emiratet e Bashkuara Arabe. Por, ndërsa zgjedhja për të mbajtur takimin në territorin e SHBA-së mund të ketë ardhur si surprizë, vendimi për të përdorur Alaskën duket të jetë një fitore për të dy udhëheqësit. Në sipërfaqe mund të duket një shfaqje force për Trumpin: Putin është ai që udhëton për tek ai. Por ka edhe përparësi të dukshme për presidentin rus. Mbajtja e takimit në SHBA do të thotë që Putin mund të shmangë fluturimet mbi vendet armiqësore në një kohë kur ai ka qenë subjekt i një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për dy vjet. Gjithashtu krijon një mundësi që Trump, reciprokisht, të vizitojë Rusinë, një ftesë që i është bërë tashmë nga Putini. Dhe zgjedhja e vendit është pritur mirë edhe nga udhëheqësit politikë në Alaskë. Mike Dunleavy, guvernatori republikan, tha se e mirëpret faktin që takimi do të mbahet në Alaskë, duke e përshkruar shtetin skajor si një "urë midis kombeve". Alaska, tha ai, "është vendi më strategjik në botë" duke pasur parasysh afërsinë e saj me Rusinë dhe "është gati të presë këtë takim historik". Ndërsa Yuri Ushakov, një ndihmës i lartë i Putinit, e përshkroi shtetin si pikën "logjike" të takimit. "Rusia dhe SHBA-të janë fqinjë të ngushtë, që ndajnë një kufi të përbashkët", tha Ushakov në një deklaratë, sipas agjencisë TASS. "Duket mjaft logjike që delegacioni ynë thjesht të fluturojë përtej Ngushticës së Beringut dhe që samiti i rëndësishëm dhe i pritur i udhëheqësve të këtyre dy vendeve të zhvillohet pikërisht në Alaskë", shtoi ai. Por ndërsa mund të duket e mundshme që sugjerimi i Alaskës erdhi nga administrata Trump, disa ekspertë thonë se ideja e ka origjinën nga Moska. Disa analistë thonë se Kirill Dmitriev, i dërguari i Putinit, e ka sugjeruar atë. Vizita e së premtes do të jetë hera e parë që Putini viziton SHBA-në në një dekadë, pasi ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork gjatë mandatit të dytë të Barack Obamës.

Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54