Top News – Air Force One i ri brenda 6 muajsh / Dhurata e Katarit për Trumpin, ‘gati’ për përdorim
10/08/2025 17:30

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve muajin e kaluar se avioni i dhuruar nga Katari mund të jetë gati për t’u përdorur si Air Force One në shkurt të vitit 2026, shumë përpara dorëzimit të vonuar prej kohësh të dy avionëve presidencialë të porositur tek Boeing përmes një procesi më tradicional blerjeje. “Ata thonë që do të jetë gati shkurt,” tha Trump në fund të korrikut, kur u pyet nga një gazetar se kur priste të fluturonte me avionin e ri. “Shumë më shpejt se të tjerët. Të tjerët janë ende duke u ndërtuar”. Por ish-zyrtarë të Mbrojtjes dhe analistë të aviacionit shprehin skepticizëm mbi realizimin e këtij afati kohor, duke përmendur nevojën për përmirësime të mëdha të avionit të një qeverie të huaj për të përmbushur kërkesat specifike të Air Force One dhe për të garantuar që avioni është i sigurt për të mbajtur në bord një president. Përtej shqetësimeve për afatin kohor nga një perspektivë e aviacionit, plani për të përdorur një Boeing 747-8 të dhuruar nga Katari ngre shumë pikëpyetje. Shumëkush është skeptik për ligjshmërinë dhe etikën e pranimit të një dhurate të tillë. Të tjerë janë të shqetësuar për kërcënimin ndaj sigurisë. Por Trump mbetet i palëkundur dhe vazhdon të projektojë optimizëm në lidhje me afatin kohor. Sidoqoftë, konvertimi i avionit luksoz që iu dhurua Trumpit në Air Force One mund të kushtojë qindra miliona dollarë. Zërat për zëvendësimin e avionëve të vjetër që përdoren nga presidenti, nisën vite më parë, nën ish-Presidentin Barack Obama. Në administratën e parë Trump u kalua një hap më tej duke nënshkruar një marrëveshje me Boeing për dy avionë të rinj presidencialë. Por ardhja e dhuratës nga familja mbretërore e Katarit ka shënuar një kthesë të cuditshme, e për disa ndoshta edhe shqetësuese.

Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27