Top News – ‘Nuk i falim toka pushtuesit’ / Zelenski refuzon çdo shkëmbim territoresh
10/08/2025 12:52

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e kundërshtoi të shtunën takimin e planifikuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, duke paralajmëruar se çfarëdo marrëveshje për paqe pa Kievin do të prodhojë “zgjidhje të vdekura”. Takimi që do të mbahet të premten në Alaskë, shihet si përparim i mundshëm pas javësh zhgënjimi për mungesën e veprimeve për të ndaluar luftimet. Në një deklaratë të postuar në Telegram, Zelensky tha se integriteti territorial i Ukrainës, i përcaktuar në Kushtetutë, nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve dhe theksoi se paqja e qëndrueshme duhet ta përfshijë edhe zërin e Ukrainës në tryezë e bisedimeve. Zelensky tha se Ukraina “nuk do t’ia japë Rusisë asnjë shpërblim për atë që ka bërë” dhe se “ukrainasit nuk do t’ia japin tokën e vet pushtuesit”. Duke iu referuar shqetësimeve të ukrainasve se një takim i drejtpërdrejtë mes Putinit dhe Trump mund të anashkalojë Kievin dhe interesat evropiane, Zelensky tha: “Çdo zgjidhje që është pa Ukrainën, është njëkohësisht zgjidhje kundër paqes. Ato nuk do të sjellin asgjë. Janë zgjidhje të vdekura, nuk do të funksionojnë kurrë”. Zyrtarë ukrainas më parë i kishin thënë privatisht agjencisë Associated Press se Kievi do të ishte i hapur për një marrëveshje për paqe që në mënyrë faktike do ta pranonte paaftësinë e Ukrainës për t’i rimarrë ushtarakisht territoret e humbura. Takimi trump putin shihet si një mundësi e madhe për ti dhënë fund një lufte që nisi më shumë se tre më parë. Por sidoqoftë, nuk ka asnjë garanci se ai do të ndalojë luftimet pasi Moska dhe Kievi kanë shumë mospajtime për kushtet e paqes. Duke folur për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, para se të konfirmonte datën dhe vendin e takimit, Trump la të kuptohej se çdo marrëveshje do të përfshinte “shkëmbimin e disa territoreve” por nuk dha hollësi.

Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08
Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59