Egnatia ka rrëmbyer mbrëmjen e së enjtes në Arenën Kombëtare dhe trofeun e tretë për vitin 2024, atë të Superkupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit mundën me rezultatin 2-0 Kukësin e rënë në Kategorinë e Parë, duke treguar edhe njëherë se dy trofetë e mëparshëm nuk ishin të rastësishëm. Golat për Egnatian u shënuan nga Ujka dhe Bakajoko.