Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet e saj për ndeshjen e raundit të tretë të Nations League. Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Maran dhe stafi i tij, zhvilluan një tjetër seancë stëvitore në Cesena përpara udhëtimit të saj drejt Helsinkit. Fokusi në këtë seancë ishte te puna fizike dhe taktike. Po kështu futbollistët e Kombëtares shqiptare kryen edhe ushtrime me ngarkesë fizike, ndërkohë që trajneri Maran provoi skema të ndryshme taktike në funksion të ndeshjes së radhës.