Kombëtarja shqiptare do të luajë në mbrëmjen e së martës ndaj San Marinos në Tiranë dhe për kuqezinjtë fitorja është një detyrim duke parë edhe humbjen e pësuar në Helsinki. Sulmuesi kuqezi Rey Manaj deklaroi se për skuadrën tonë përfaqësuese është shumë e rëndësishme që të shënojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndeshja me San Marinon, varet si e marrim. Është një ekip shumë më i dobët se ne, por duhen parë si do shkojnë gjërat në fushë. Do të futemi që të mbyllim direkt ndeshjen dhe të marrim tre pikë. Këto janë statistika që i shohin njerëzit jashtë. Për ne e rëndësishme është që të bëjmë gola. Punojmë në aksione. Shpresoj të kemi fat nesër e t’ju bëjmë të lumtur juve duke i shënuar golat me aksione.