Rolando Maran drejton sot për herë të parë Shqipërinë në një ndeshje zyrtare. Kuqezinjtë presin Bjellorusinë në “Air Albania”, në një sfidë që transmetohet në Digitalb. dje trajneri italian tha se debutimi në stolin e Shqipërisë e emocionon dhe e bën krenar. Sipas tij, kjo ndjesi është një shtysë për të dhënë edhe më shumë në përgatitjen e skuadrës.