Trajneri i Kombëtares shqiptare u shfaq përpara mediave pasditen e kësaj të hëne për të folur për ndeshjen me San Marinon. Trajneri kuqezi theksoi se tashmë nuk ka më ndeshje të lehta dhe se është i kënaqur me dëshirën e skuadrës së tij Nuk ka asnjë ndeshje të thjeshtë. Mund të ketë ndeshje më pak të vështira, por të thjeshta nuk ka. Me San Marinon e kemi ulur pak ritmin. Mendoj që kemi bërë një progres të mirë. Pasi kishim siguruar rezultatin me San Marinon, na u desh të bënim disa ndryshime. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Qëllimi im është që skuadra të aplikojë atë që kemi përgatitur. Jam i kënaqur me dëshirën e skuadrës. Nuk është e lehtë të gjendet ajo kimi në grup, por besoj që ia kemi dalë.