“Gjatë kohëve të fundit, janë ngritur edhe 12 aktakuza për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë”, është shprehur për mediet ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pasi ka bërë homazhe pranë memorialit “Heroinat” për të nderuar sakrificën dhe dinjitetin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.