Shpërthimi I infektimeve në një fabrikë mishi ka detyruar autoritetet gjermane të rikthejnë në nivel lokal masat e izolimit. Më shumë se 1.300 punonjës të fabrikës në Tonies kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe kryeministri I landit të Renani-Veriore Vestfalisë, Armin Laschet, tha se kufizimet do të kthehen në qytetin e Gutersloh, me rreth 360,000 banorë. Kjo shënon herën e parë që rikthehen karantina në Gjermani që kur vendi nisi te heqë masat bllokuese në muajin maj.