Top News – Covid-i gjunjëzon Indinë/ Parkingjet e makinave kthehen në krematoriume
28/04/2021 09:31

Turra drush të improvizuara janë ngritur si krematoriume në kryeqytetin indian Delhi, ndërsa qyteti po mbaron hapësirën për të djegur trupat e të vdekurve të tij. Viktimat janë rritur në mënyrë të vazhdueshme në indi ndërsa vendi po përballet me një valë të dytë vrastare të koronavirusit, me 380 humbje jete të shënuara vetëm në Delhi, të hënën. Oksigjeni, krevatet në njësitë e kujdeist intensiv dhe ilacet mungojnë në vend. India ka regjistruar më shumë se një milionë raste koronavirusi brenda vetëm pak ditësh. Numri i rasteve të raportuara ra lehtë të martën, në 323144 nga kulmi prej 352991 që u raportua një ditë më parë. Sidooftë, druhet se shifra reale është shumë më e lartë nga ajo e raportuar, si për viktimat ashtu edhe për rastet. Stafi i krematoriumeve punon pa ndalur edhe gjatë natës, me të afërmit e viktimave që raportohet se duhet të ndihmojnë me djegien e trupave duke mbledhur dru dhe duke ndihmuar në ritualet e tjera. Në delhi, edhe parkingjet apo parqet janë kthyer tani në krematoriume. Familjet, shpesh duhet të presin për orë të tëra deri sa të lejohen të djegin trupat e të dashurve të tyre. Janë të shumta ndërkohë vendet që i kanë ofruar ndihmë indisë me furnizime me oksigjen, si edhe me ventilatorë dhe mjete të tjera. Britania ka nisur ventilatorë dhe aparate oksigjeni. Vendet e BE do të nisin ndihma po ashtu ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden premtoi mbështetje të plotë.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05