Këngëtari i njohur zhanrit folklorik Bujar Qamili, ka folur së fundmi për periudhën tejet të vështirë shëndetësore me të cilën u përball dy vjet më parë kur u infektua me coronavirus. Infektimi me Covid 19 e futi këngëtarin Qamili në një luftë të egër për jetën, teksa qëndroi 21 ditë në koma.