Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka marrë ftesën nga autorja Olsa Muhameti për një rikthim të koleges së saj në emisionin e dashurisë “Për’puthen”. Në një intervistë për “Top Arena”, autorja është shprehur se kjo situatë e ka gjetur të papërgatitur dhe akoma po shikon alternativat. Tashmë është zyrtare që Ori Nebijaj zgjodhi mandatin e deputetes, duke lënë në mes rrugëtimin e saj si moderatore e Për’puthen.