Top News – Bombardues amerikanë/ Fluturojnë mbi gjirin persik
31/12/2020 13:04

Dy bombardues B-52 të Shteteve të Bashkuara raportohet se kanë fluturuar mbi Gjirin Persik, për herë të tretë në muajt e fundit, me sa duket me qëllim që të lëshojnë një paralajmërim për iranin. Bombarduesit amerikanë zhvilluan një mision vajtje-ardhje, 30 orë nga Baza e Forcave Ajrore në Dakotën Veriore. "Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të vendosin pajisjet e gatshme për luftime në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së për të parandaluar çdo kundërshtar të mundshëm dhe për të bërë të qartë se ne jemi të gatshëm dhe të aftë t'i përgjigjemi çdo agresioni drejtuar amerikanëve ose interesave tona", tha gjenerali Kenneth McKenzie, shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së. "Ne nuk kërkojmë konflikt, por askush nuk duhet të nënvlerësojë aftësinë tonë për të mbrojtur forcat tona ose për të vepruar me vendosmëri në përgjigje të çdo sulmi", tha ai. Forca Ajrore të SHBA-së kanë kryer dy misione të ngjashme në 45 ditët e fundit. Misioni pasqyron shqetësimin në rritje në Uashington se Irani mund të urdhërojë hakmarrje të mëtejshme ushtarake për vrasjen nga ana e SHBA-së të komandantit të lartë ushtarak iranian gjeneralit, Qasem Soleimani, në Irakun fqinj, në janar të vitit 2020. Disa ditë pas sulmit ajror që vrau Soleimanin, Irani filloi një sulm me raketa balistike në një bazë ushtarake që strehonte trupa ndërkombëtare në Irak duke shkaktuar dëme materiale dhe tronditje psiqike të rreth 100 trupave amerikane. Shqetësimet janë shtuar edhe pas një sulmi me raketa javën e kaluar në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Bagdad nga grupet e milicisë Shiite të mbështetur nga Irani.

Top News- Izraeli bën gati tanket, pritet urdhri për pushtimin e Gazës
26/08 23:00
Top Channel/ Trump trondit kriminelët në Uashington, paralajmëron dënimin me vd*kje
26/08 23:00
Top News- Tregti me pamjet e të abuzuarave, pedofilët sfidojnë rrjetin…thirrje për Elon Musk
26/08 22:30
Top Channel/ Alarmohet Europa! Stuhi të forta në Francë, Itali e Angli
26/08 22:22
Top News- Ushtria ruse hyn në rajonin e Dnipropetrovskut…sulmi i parë në shkallë të gjerë
26/08 22:20
Top News- Spanja e “kryqëzuar” nga zjarret, alarm kombëtar…flakët apokaliptike përpijnë pyjet
26/08 21:40
Top Channel/ “Sulme të tmerrshme”, BE-Britani, kundër Netanjahut: Koha për armëpushim!
26/08 19:17
Top News – Kopshti zoologjik nën hetim / Drejtohet nga djali i njeriut më të pasur të Azisë
26/08 16:29
Top News – Franca sërish në krizë…Qeveria në rrezik, zgjedhje të parakohshme në horizont
26/08 16:21
Top News -‘Si t’ia shpjegoj nipërve e mbesave?’ Snoop Dogg kritikon personazhet në filmat për fëmijë
26/08 16:20
Top News – SHBA e Rusia diskutojnë për energjinë / Stimuj për të inkurajuar Kremlinin për paqe
26/08 15:03
Top News – Trump do të takohet me Kim Jong un / ‘Pres me padurim, ndoshta ndodh këtë vit…’
26/08 14:59
Top News- Duart e Trump ‘ndezin’ rrjetin/ Shtëpia e Bardhë sqaron shenjat e mavijosura
26/08 13:36
Top News – Australia dëbon ambasadorin iranian / Fajëson republikën islamike për sulme antisemite
26/08 12:13
Top News – Rubio ‘udhëheq’ përpjekjet për paqe / Flet për luftën në Ukrainë me homologët evropianë
26/08 12:06
Top News – Mbyti SHBA me kokainë, zhduku rivalët / ‘El Mayo’ pas hekurave deri në fund të jetës
26/08 12:05
Top News-‘Amerikanëve u pëlqejnë diktatorët!’ Sugjerimi i Trump, shtrëngon ‘rrethimin’ në Washington
26/08 11:59
Top News – 10 deri në 20 bomba atomike në vit /Kim Jong un përgatitet për luftë, mund të godasë SHBA
26/08 11:58
Top News – Trump, pesimist për takimin Putin-Zelenski/‘Kam folur përsëri me presidentin rus, por…’
26/08 11:47
Top News – Aleancë Kinë-Rusi-Indi / Xi Jinping fton Putin e Modin, show solidariteti
26/08 11:46