Top News – Bisedime mes BE dhe Indisë/ Synohet t’i jepet shtysë tregëtisë së lirë
08/05/2021 14:06

Bashkimi Evropian dhe India do të tentojnë të rinisin bisedimet për tregti të lirë, në samitin që mbahet sot, ku po ashtu pritet të bisedojnë për mënyrat se si të zbusin efektet e pandemisë së koronavirusit në bllokun evropian. Liderët e BE-së do të mbajnë një video-konferencë me presidentin e Indisë, Narendra Modi më 8 maj. Modi nuk ka mundur që të marrë pjesë fizikisht në këtë mbledhje, për shkak të krizës shëndetësore në shtetin e tij. Liderët e BE-së, janë mbledhur në Porto të Portugalisë për këtë samit, ku pritet të bisedojnë për rinisjen e negociatave BE-Indi lidhur me tregtinë, negociata këto që kanë ngecur më 2013, mbi uljen e tarifave, mbrojtjen e patentave, sigurinë e të dhënave dhe të drejtat e profesionistëve indianë që duan të punojnë në Evropë. BE-ja dhe India po tentojnë që ta shfrytëzojnë mundësinë për të forcuar marrëdhëniet, pasi të dyja palët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me fuqizimin ekonomik të Kinës. Por, grupet si Amnesty International, po i bëjnë presion liderëve të BE-së që të mos injorojnë shtypjen e disidentëve nga qeveria e Modit. Në samitin e BE-së, një ditë më parë liderët po ashtu diskutuan për propozimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar mbrojtjen e pronësisë intelektuale të vaksinave kundër COVID-19, që ka për qëllim të përshpejtojë dhënien fund të pandemisë. Liderët evropianë shprehën interesin e tyre lidhur me këtë propozim të SHBA-së, por shumë kanë shprehur dyshime se një lëvizje e tillë do të rrisë prodhimin e vaksinave.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23