Sipërmarrja bioteknologjike, BioNTech pret që vaksina e saj të veprojë edhe kundër mutacionit të ri të zbuluar të koronavirusit. Nga pikëpamja shkencore gjasat për këtë janë shumë të larta, tha kreu i BioNTech, Ugur Sahin. Vaksina është testuar ndaj 20 varianteve të tjera të virusit e gjithmonë përgjigja imunitare që ka dhënë trupi ka caktivuzuar të gjitha format e virusit. Por nëse kjo vlen edhe për variantin e ri, mbetet të provohet në javët e ardhshme. Gjithsesi po qe nevoja, kompania mund ta përshtasë vaksinën brenda gjashtë javësh.