Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë të hënën në një takim në Luksemburg edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor. Bisedimet do të përqendrohen tek tensionet e fundit në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe disa vende të rajonit, si në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi.