Top Channel/ Plani i Trump bind Netanyahun, 20 pika për paqen në Gaza
29/09/2025 22:44

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar një plan të ri paqeje për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit, i cili përmban 20 pika thelbësore dhe synon një zgjidhje afatgjatë për konfliktin në Rripin e Gazës. Sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, dokumenti fillimisht përmbante 21 pika, por një prej tyre u hoq pak orë para takimit të Trump me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. “Nëse Hamas nuk e pranon këtë plan, atëherë ne do ta lejojmë Izraelin që të përfundojë atë që ka nisur”, ishte paralajmërimi i fortë i Trump. Në qendër të planit qëndrojnë çmontimi i Hamasit, lirimi i pengjeve, tërheqja graduale e Izraelit nga Gaza, si dhe krijimi i një administrate kalimtare teknokrate palestineze nën mbikëqyrjen e një bordi ndërkombëtar të quajtur “Bordi i Paqes”, i kryesuar nga vetë Donald Trump. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se takimi i me presidentin Donald Trump, është një hap kyç jo vetëm për përfundimin e luftës në Gaza, por edhe për krijimin e kushteve për paqe në të gjithë Lindjen e Mesme. “E mbështes planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Gaza,” tha Netanyahu, duke iu referuar planit prej 20 pikësh të propozuar nga Trump. Sipas tij, ky plan do të sigurojë që Izraeli të mos përballet më me kërcënime nga Hamasi. Reagoi edhe Hamas, duke refuzuar përfshirjen e Toni Blair. "Blair është një figurë e papranueshme për popullin tonë. Ne kemi pranuar formimin e një komiteti që nuk përfaqëson asnjë fraksion palestinez për të menaxhuar punët e Gazës pas luftës dhe nuk do të pranojmë imponimin e tutelës së huaj mbi popullin tonë", tha një zyrtari i lartë i Hamasit për “Reuters”.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52