Dhurata Dora dhe Azet u shfaqën për herë të parë bashkë në dhjetor të 2019, në një performancë energjike në Stutgart të Gjermanisë, përmes të cilës ngritën në këmbë publikun gjerman. Suksesi i dyshes në skenë bëri që shumë shpejt artistët të vinin me një bashkëpunim, “Lass Los”, videoklipi i të cilit ka marrë më shumë se 17 milionë klikime në Youtube, që pas publikimit në shkurt të këtij viti.