Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07/2025 12:59

Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e plotë të ndërtesës së Kuvendit, duke përfshirë deputetët, përfaqësuesit e mediave dhe të gjithë të pranishmit, pak para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive. Deri tani autoritetet policore nuk kanë dhënë ndonjë sqarim zyrtar mbi arsyet e këtij veprimi, por burime nga Kuvendi sugjerojnë se mund të ketë qenë një kërcënim i mundshëm për sigurinë. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se janë udhëzuar të largohen nga godina për shkak të një kërcënimi të supozuar. “Na dhanë udhëzime të dalim nga ndërtesa, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan të dalim. Policia na tha për çështje të sigurisë”, tha ai. Edhe deputetja Vlora Çitaku konfirmoi se sigurimi i Kuvendit u ka kërkuar të largohen menjëherë, pa ofruar shpjegime të hollësishme. “Siç duket ka pasur ndonjë kërcënim për ndonjë sulm apo diçka të ngjashme. Nuk kemi informatë të saktë, vetëm na thanë të largohemi”, tha Çitaku.

Top Channel/ 29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë
26/11 14:52
Top News – Sekuestrohen mbi 1 milion euro. Tre të arrestuar në Kosovë, mashtruan e zhvatën qytetarët
26/11 14:11
Top Channel/ BE, Shqipëria merr fondet e Kosovës? Von der Leyen: “I kalojnë kujt e meriton”!
26/11 12:01
Top News- Kurti nuk tërhiqet për Milan Radoiçiç/ Kërkon nga Brukseli që Serbia ta dorëzojë
25/11 22:10
Top News- Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë/ Shifra të larta, mbi 2.000 raste dhune në familje
25/11 21:30
Top News – Kurti kërkon hapjen e negociatave. ‘Kemi bërë përparime në demokraci dhe ekonomi’
25/11 20:45
Top News-Rriten çmimet e importit dhe prodhimit/Kosovë, rritje me 5% në 3-mujorin e tretë
25/11 16:25
Top Channel/ Kosova në veprën e Kadaresë. Ekspozohen dorëshkrime, letra dhe botime të rralla
25/11 15:26
Top News- Mashtrim në emër të Policisë/ Qytetarët në Kosovë kërcënohen me arrestim
25/11 14:01
Top Channel/ Prishtina kuq e zi, Ambasada e shqiptare organizon pritjen për 28 dhe 29 Nëntorin
25/11 12:27
Top News – ‘Vendos emrat tanë te varri mamit’/ Avokati i Liridona Ademajt ndan mesazhin prekës
25/11 12:14
Top News- Mbi 40 lloje armatimi/ Qeveria e Kosovës publikon raportin për fuqizimin e FSK-së
25/11 10:54
Top Channel/ Vrasja e Zekajt, pranga ish-vjehrrës! Zgjerohen hetimet për krimin
24/11 19:57
Top News- Nxitën vrasjen e Arlindës / Pas bashkëshortit, arrestohet edhe vjehrra dhe kunati
24/11 14:09
Top News – ‘Unë kam me të prit vëlla’/ Rrëfimi prekës i Daut Krasniqit: Jakup, dua veç një përqafim
24/11 11:19
Top News – 87 mijë vende pune në Kosovë/ BB: Realizohen nëse zbatohen reforma të shpejta
24/11 10:21
Top News- Kosova kërkon njohjen nga Greqia/ Konjufca: Do ishte hap me peshë për marrëdhëniet tona
23/11 20:45
Top Channel/ “S’më lanë ta përqafoja”! Vëllai i Jakup Krasniqit rrëfen pengun në “Fiks Fare”
23/11 19:56
Top Channel/ Burg përjetë Murselit dhe Plavës, Apeli lë në fuqi dënimet për vrasjen e Liridonës
23/11 19:49
Top Channel/ Kosovë, nismë e re për Specialen. Kurti pret të shkojë në Kuvend brenda javës
23/11 19:36