Hashim Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballen me procesin e dytë gjyqësor ndaj tyre në gjykatën speciale të Hagës. Këtë të hënë nisi seanca në lidhje me akuzat e ngritura nga prokurorët për pengim të drejtësisë dhe kërcënim të dëshmitarëve për procesin e përmbyllur tashmë, ku ish Presidenti i Kosovës dhe të tjerët akuzohen për krime lufte.