Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se aksioni i kësaj jave i Policisë së Kosovës në veri të vendit për të luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën është mbështetur nga Britania e Madhe. “Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe gjithmonë do t’i dua, por nuk do t’i lejoj të më bëjnë budalla”, tha Vuçiç gjatë një interviste për mediat serbe. Kjo deklaratë e tij vjen, pasi Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka mbështetur Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në gjithë vendin.