Mbretëresha Elisabet dhe Princi Filip festuan këtë të premte 73 vjetorin e martesës. Me rastin e kësaj dite të shënuar të çiftit mbretëror, Buckingham Palace ka publikuar në faqen zyrtare të Instagramit, një foto ku Elisabeta qëndron në krah të bashkëshortit të saj dhe të dy së bashku po lexojnë një kartolinë urimi të stërnipave të tyre.