Top News – 3 vjet hetime për 143 kg kokainë/ Si u zbulua kompania me lidhje në Ekuador
12/04/2021 21:22

Kompania “Massabi Fruits” me administrator shtetasit Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, e cila kishte porositur kontejnerët me banane ku u gjet 143 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, prej kohësh ishte vendosur në “listën e zezë”. Prokuroria kishte nisur një hetim ndaj kompanisë duke gjurmuar çdo ngarkesë të saj, pasi kishin nisur dyshimet se trafikonin kokainë. Hetimi kishte nisur që në kohën kur në vend funksiononte ende Prokuroria e Krimeve të Rënda, pra në vitin 2018, për të bërë në fund kapjen e pak ditëve më parë. Ishte një informacion operativ i mbërritur nga jashtë Shqipërisë, ai që sinjalizoi agjentët lidhur me “pakon” që po vinte brenda kamionit. Brenda lënda narkotike ishte e mbështjellë me një shtresë metalike alumini, e cila synonte ti bënte ato të padukshme për skanerat ndërkufitarë. Por mesa duket nuk ka funksionuar. Sipas ekspertëve, droga ishte e një cilësie të pastër, dhe pritej që të përpunohej në Shqipëri. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rrjetin e trafikimit. Të arrestuarit Erion Peti dhe Klajdi Xibraku kanë hapur kompaninë Masabi Fruits më 20 prill 2018, ndërkohë që një ditë më vonë është regjistruar edhe subjekti Exoalmax me pronar Selim Çekaj, të cilit gjithashtu në konteinierët me banane iu gjetën 49 kg kokainë. Selim Çekaj është babai i biznesmenit Arbër Çekaj, pronar i kompanisë tjetër “Arbri Garden”, e cila solli në Shqipëri në shkurtin e vitit 2018 nga Ekuadori 613 kg kokainë.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12