Top News – 11 vjeçarja plagos 3 vetë/ SHBA, sulmi I radhës, të shtëna në shkollë
07/05/2021 12:42

Një vajzë, 11 ose 12 vjeçare, ka qëlluar me armë zjarri dy nxënës dhe nje pjesëtar të stafit në një shkollë të shtetit të Idahos në Shtetet e Bashkuara. Vajza, emri I së cilës nuk bëhet I ditur, është nxënese e klasës së gjashtë në shkollën e mesme të qytetit të Rigbit. Ajo kishte marrë me vete një pistoletë me të cilën hapi zjarr. Tre viktimat thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën. Njëra nga mësueset arriti ta çarmatosë vajzën dhe e mbajti nën kontroll deri sa arriti policia. Motivi I incidentit nuk dihet ende. Sipas sherifit të Jefferson County, Steve Anderson, “Vajza nxori një pistoletë nga çanta dhe qëlloi disa herë brenda dhe jashtë shkollës”. Ai shtoi se vajza është nga qyteti fqinj I Idaho Falls. Incidenti po hetohet nga FBI dhe policia locale. Një nxënës 12 vjeçar, tha për Associated Press se në fillim dëgjuan “një zhurme të fortë, e pastaj edhe dy të tjera. Pastaj dëgjuam britma. Mësuesi ynë shkoi të kontrollonte dhe pa njolla gjaku.” – shtoi ai. Dr. Michael Lemon, drejtor I Spitalit të Traumës, tha në një konferencë për shtyp, se nxënësit e plagosur janë akoma në spital, dhe njëri prej tyre mund të ketë nevojë per ndërhyrje. Një nga viktimat është plagosur në dy gjymtyrë. Ndërsa pjesëtari I stafit kishte marrë trajtimin e nevojshëm dhe ishte kthyer në shtëpi. Ai shtoi se prej kohësh, shkollat e mesme kishin bërë stervitje në bashkëpunim, duke simuluar incidente të tilla. Sipas tij, po të mos ishin bërë këto stërvitje, bilanci mund të ishte shumë më tragjik. Siç njoftohet, të premten shkollat do të jenë të mbyllura dhe për nxënësit do të vihen në dispozicion psikologë. Presidenti Biden njoftoi së fundmi masat që do të marrë për të shtuar kontrollin e armëve të zjarrit, si pasojë e disa incidenteve të kohëve të fundit. Muajin e shkuar, presidenti Biden e quajti nivelin e dhunës me armë zjarri në SHBA, një “siklet ndërkombëtar”

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23