Top Channel/ Zbulohet një shtëpi bari në veri të Kosovës, arrestohen katër serbë
19/04/2022 19:51

Një shtëpi bari është zbuluar pasditen e sotme në në fshatin Kremestak të komunës së Zveçanit në një shtëpi dy katëshe. Gjatë kontrollit brenda shtëpisë, në katin e parë kishte dy dhoma të rregulluara me ndriçim, ventilim dhe saksi dhe një dhomë në të cilën kishte bimë të dyshuara narkotike kanabis, duke u tharë dhe pothuajse të gatshme për treg. Në katin e dytë ndodhej një dhomë me bimë të dyshuara të kanabisit duke u tharë po ashtu të gatshme për shitje, tri dhoma me bimë të reja të dyshuara si kanabis, një dhomë me ndriçim dhe saksi, një dhome vetëm me saksi të grumbulluara dhe një dhomë e destinuar si depo. Katër të arrestuarit janë serbë, njëri prej tyre shtetas i Kosovës e u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Policia njofton po ashtu se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: (15) kilogram substancë e dyshuar narkotike marihuan e gatshme për treg, (808) bimë të dyshuara kanabis duke u tharë të gatshme për treg, (1531) bimë të reja të dyshuara si kanabis, (6) telefona mobil, (150) euro- para të gatshme, (5) palë gërshërë, Sistem i ventilimit, (164) drita ndriçimi për kultivim, (124) trafo për furnizim me energji, Rreth (3000) saksi për kultivim”, sqaron policia. Vlera e sasisë së kanabisit dhe marihuanës kalon 1 milion euro, ndërkohë pajisjet për kultivimin e tyre kalojnë vlerën e 450 mijë eurove.

Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20