Top Channel/ Vrau ish gruan, burg përjetë Elton Metajt! Vuan dënimin në burg të sigurisë së lartë
16/03/2023 19:39

Elton Bengaj (Metaj), autori i vrasjes së ish bashkëshortes së tij është deklaruar fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e cila e dënoi atë me burgim të përjetshëm dhe vuajtja e dënimit do të bëhet në një burg të sigurisë së lartë. Vendimi është dhënë pasditen e kësaj të enjteje në Gjykatën e Fierit në mungesë të autorit nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtare Sonila Hoxhaj, Taulant Banushi, Miranda Noka ndërsa Prokuror i çështjes ka qenë Ervisa Hyka. Elton Bengaj (Meta) dhe Sabrina Bengaj kanë lidhur martesë në vitin 2017, martesë nga e cila është sjellë në jetë vajza e tyre. Bashkëjetesa midis tyre është ndërprerë në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës e cila së bashku me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier. Edhe pas ndërprerjes së bashkëjetesës të tyre, Eltoni Bengaj ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj Sabrinës. Rezulton se, ai ka kërcënuar me armë kallashnikov Sabrinën dhe familjen e saj, fakt për të cilin ai është arrestuar nga policia më datë 19.09.2020. Një muaj më pas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e kërkesës së paditëses Sabrina Bengaj, ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për paditësen, me efekt shtirje deri më datë 14.10.2021, duke urdhëruar të paditurin Elton Bengaj të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi, si dhe të mos kryejë vepër penale të dhunës në familje ndaj paditëses Sabrina Bengaj. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 21.02.2021 ka vendosur zgjidhjen e martesës. Mbrëmjen e datës 10.09.2021, ish-bashkëshorti Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, i pandehuri Elton Bengaj e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar. “Shtetasi Elton Bengaj (Meta) dhe Sabrina Bengaj kanë lidhur martesë në vitin 2017, martesë nga e cila është sjellë në jetë vajza e tyre. Bashkëjetesa midis tyre është ndërprerë në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës, e cila së bashku me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier. Edhe pas ndërprerjes së bashkëjetesës të tyre, Eltoni Bengaj ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj Sabrinës. Rezulton se, ai ka kërcënuar me armë kallashnikov Sabrinën dhe familjen e saj, fakt për të cilin ai është arrestuar nga policia më datë 19.09.2020. Një muaj më pas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e kërkesës së paditëses Sabrina Bengaj, ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për paditësen, me efekt shtirje deri më datë 14.10.2021, duke urdhëruar të paditurin Elton Bengaj të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi, si dhe të mos kryejë vepër penale të dhunës në familje ndaj paditëses Sabrina Bengaj”, shkruhet në dosjen e prokurorisë së Fierit.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12