Top Channel/ Vdekja e Matthew Perry, 5 të akuzuar
15/08/2024 22:45

Mes të dyshuarve edhe asistenti, zbulohen mesazhet që i fundosën Pesë persona janë vënë nën akuzë për vdekjen e aktorit të njohur, Mathew Perry. Një prokuror amerikan konfirmoi se ndaj tyre janë ngritur akuza në lidhje me vdekjen e aktorit, Matthew Perry, i cili vdiq vitin e kaluar nga mbidoza me ketaminë. Në mesin e personave të akuzuar janë dy mjekë dhe asistenti i aktorit. Prokurori Martin Estrrada njoftoi për ngritjen e akuzave të enjten, duke thënë se mjekët e furnizuan Perryn me sasi të madhe të Ketaminës dhe madje, gjatë një shkëmbimi të mesazheve të shkruara, kishin pyetur se sa do të ishte i gatshëm të paguante ish-ylli i “Friends”. “Këta të pandehur shfrytëzuan problemin e Perryt me varësinë, me qëllim që të pasuroheshin. Ata e dinin se çfarë po bënin, e dinin se ishte gabim, por nuk u ndalën. Ky quhet bashkëpunim kriminal në grup”, tha Estrada. Perry vdiq në tetor për shkak të mbidozës me ketaminë. Atij i ishin injektuar disa doza nga asistenti i tij personal me këtë substancë në ditën kur vdiq. Asistenti ishte personi që e gjeti të vdekur Perryn më vonë gjatë asaj dite. Aktori Perry për dekada të tëra kishte abuzuar me substanca narkotike dhe viteve të fundit ishte trajtuar për depresion, ankth dhe dhimbje. Ketamina ishte përmendur si shkaku kryesor i vdekjes dhe në raportin e autopsisë ishte thënë se vdekja e tij ishte aksidentale.

Top News – ‘Nan’ gati për finalen e madhe. Eurovision 2026, Alis performon i pesti sonte
16/05 14:01
Top News – Shqipëria shkon në finalen e madhe /Alis me ‘Nan’, performancë e jashtëzakonshme në Vjenë
15/05 11:37
Top News – Dua Lipa padit Samsungun / 15 milionë dollarë dëmshpërblim për imazhin
11/05 14:12
Top News- Çfarë po përflitet? Selin dhe Dj Gimbo kanë qenë në marrëdhënie para hyrjes në BBVA?
04/05 22:43
Top Channel/ Shakira ndez Copacabana/ “Brazil, të dua!”, mbi 2 milionë njerëz mblidhen në koncert
03/05 11:37
Top News- Selin mban premtimin e BBVA, bashkë me Gimbon në mbështetje të fëmijëve jetimë
02/05 19:36
Top Channel/ Ç’nuk u pa në festën private të BBV5, armiqësitë mes konkurrentëve, Selin dhe Miri në..
21/04 12:18
Top Channel/ “Sot i puthim në faqe të gjithë banorët”, Arbri dhe Monika flasin pas BBV 5
21/04 11:25
Top Channel/ Përballja e fortë me Rogertin, çfarë i tha finalisti aktorit që e imiton në Portokalli
21/04 11:13
Top Channel/ Shëndriti zbulon takimin me mamanë e Selin: Një derë e hapur në Tiranë…
21/04 11:12
Top Channel/ Sonte finalja e Big Brother VIP, spektakël gjigant në Top Channel! Kush do fitojë?
18/04 20:07
Top News – Finalja e ‘BBVA’ po afron! Spektakël dhe emocione si kurrë më parë, surprizat e mbrëmjes
18/04 17:20
Top News- Mysafir VIP në Shtëpinë e Big Brother, surprizojnë banorët dy ditë para finales së madhe
16/04 22:33
Top Channel/ Deklaruan se ishin ndarë, por kamerat i nxorën ‘zbuluar’, çfarë po ndodh me…
15/04 22:35
Top Channel/ Selin thyen kutinë e fundit të emergjencës në Big Brother, ja se çfarë shkruhej në zarf
14/04 20:08
Top Channel/ “Duro dhe pak shpirt”, DJ Gimbo ka një mesazh për Selin dhe një kërkesë për fansat…
14/04 20:06
Top Channel/ Miri thyen kutinë e dytë të emergjencës, çfarë shkruhej brenda në zarf
13/04 22:00
Top Channel/ “Hajdeni peshqit e mi”, Rogerti thyen kutinë e emergjencës, nuk përmbahet ndaj…
12/04 14:26
Top Channel/ Rrëfimi tronditës i Stenaldos pas ekzekutimit të babait, xhaxhallarët morën gjakun
10/04 23:24
Top Channel/ “Turp të vijë që…”, Rogerti debaton me Brikenën: Nuk mundesh të më njollosësh…
08/04 22:35