Top Channel/ Turizmi do të vaksinohet!Operatorët kërkojnë marrëveshje me vende si Britania e Izraeli
16/04/2021 15:17

Jemi pranë nisjes së sezonit turistike, por normaliteti duket ende larg. Operatorët turistikë shikojnë vaksinimin si shpresë për rimëkëmbjen e sektorit, por e vetme sipas tyre nuk mjafton. Ata propozojnë edhe marrëdhëniet dypalëshe midis shteteve. “Duhet që vaksinimi të mos bëhet vetëm për strukturat hoteliere. Është shpresa e vetme dhe duhet të shtrihet në të gjithë industrinë edhe te transporti turistik, tek guidat apo pjesa tjetër që ka kontakte me turistët. Po ashtu, duhet që qeveria të bëjë marrëveshje bilaterale me vendet që kanë një ecuri të mirë vaksinimi. Të synohet Izraeli, Britania apo vende të tjera që në bashkëpunim me ne të krijohet një listë e vendeve”, shprehet Kliton Gërxhani. “Vaksinimi te hoteleria është sigurisht lajm i mirë. Ne ua kemi komunikuar edhe operatorëve jashtë duke I njohur edhe me situatën e vaksinimit në vend”, shprehet Jimy Lamaj, operator turistik. Teksa paqartësitë janë të mëdha mbi hapjen e kufijve dhe ardhjen e turistëve të huaj, operatorët turistikë tregojnë se edhe këtë pushuesit nga Kosova janë ata do të shpëtojnë sezonin. “Padyshim që turistët patriotikë, turistët shqipfolës do të jenë dominues dhe do shpëtojnë edhe këtë sezon turistik. Presim shtatorin që të ketë një dritë jeshile për turizmin kulturor”, thotë Kliton Gërxhani. “Rezervimet, ato të pakta kanë filluar ti shtyjnë në shtator, për turizmin kulturor. Pasaporta covid është padyshim një lajm i mirë dhe ne shpresojmë që të kemi një dritë jeshile për turizmin në vitin 2022″, thotë Jimy Lamaj, operator turistik. E në fakt, turizmi patriotik mbajti gjallë sezonin veror edhe vitin e kaluar, pasi nga nga 2.6 milionë shtetas të huaj të hyrë në vend, rreth gjysma ishin turistë nga Kosova.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48