Top Channel/ Tragjedia e Liridona Ademajt, mbrojtja: A i dha kafeja shumë energji para aktit ekstrem?
22/09/2025 15:27

Ekspertët e psikiatrisë forenzikë këtë të hënë kanë dhënë dëshmitë e tyre mbi gjendjen mendore të Naim Murselit dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023. Shpend Haxhibeqiri që e ka kryer ekzaminimin e Naim Murselit, para trupit gjykues tha se i njëjti nuk ka shfaqur asnjë element të çrregullimit mendor. Këtu i jemi referuar se çrregullimi afatgjatë, prej faktikisht fëmijërisë ose kronik deri më tani, nuk janë shfaqur asnjë element i ndonjë çrregullimi, shqetësimit dhe në bazë të të shkresave të lëndës nuk na është ofruar asnjë dokument që do ta vërtetojë këtë çrregullim Në këtë seancë, Naim Murseli i akuzuar për planifikimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt i parashtroi pyetje ekspertit. Fillimisht u ankua për rrjedhjen në media të raportit mbi gjendjen e tij mendore e pastaj pyeti nëse e ka pranuar fajësinë gjatë ekzaminimit. Gjatë bisedave tona me juve dhe ekspertët tjerë a kam pranuar ndonjëherë fajësinë për veprën që e kam bërë, për të cilën akuzohem në fakt. Apo e kam mohuar dhe kam treguar versionin tim? Gjatë vlerësimit tonë, ne asnjëherë nuk kemi parashtruar pyetjen apo kemi bërë shtytje që i njëjti se a e ka kryer veprën apo jo… Por është e verëtetë që i njëjti ka mohuar gjatë deklarimit se ky e ka bërë veprën Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dëshmi ka dhënë edhe neuropsikiatri Bujar Obërtinca, i cili e ka ekzaminuar të dyshuarin tjetër për vrasje, Granit Plavën. Pas ekzaminimit, edhe Plava rezulton se është në gjendje mendore të aftë për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi të, përkundër që mbrojtja pretendon se abuzimi me substancat narkotike dhe lëndimi paraprak mund t’i kenë shkaktuar crregullim mendor. Gjatë vlerësimit psikiatrik, i ekzaminuari ynë ka deklaruar se është përdorues i substancave psikoaktive të tipit të kokainës dhe alkoolit, por në kohën e vlerësimit të tij, i njëjti nuk ka manifestuar simptoma abstenenciale… Sa i përket traumës, te i njëjti nuk është identifikuar një fenomen i tillë Mbrojtja e Plavës tutje argumentoi që kafeina nga kafetë që ai ka pirë me Naim Murselin para se të kryente veprën për të cilën akuzohet mund t’i ketë ndikuar në impulsivitet.

Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00