Top Channel/ Të veshura me të zeza! U takuan e dashura dhe ish-partnerja në varrimin e Liam Payne?
21/11/2024 19:10

Mijëra artistë, dashamirës dhe të afërm ishin pjesë e ceremonisë mortore të yllit të One Direction Liam Payne. Mes tyre ishin edhe edhe ish partnerja e tij Cheryl Cole me të cilën kanë një djalë të vogël dhe e dashura Cate Cassidy. Lidhja e tyre romantike përfundoi në vitin 2016, por Cheryl dhe Liam u lidhën përgjithmonë përmes djalit të tyre Bear dhe këngëtarja tha se ishte ‘shkatërruar’ gjatë funeralit të këngëtarit. Besohet se Cheryl ndihmoi familjen e Liamit për të planifikuar funeralin, dhe kjo u reflektua në zgjedhjen e kishës së Shën Marisë në Amersham për shërbimin. Cheryl eci pas arkivolit të ish partnerit të saj pas një ceremonie prekës private ku morën pjesë anëtarë të familjes dhe një mori yjesh nga bota e muzikës dhe sportit. Nga ana tjetër pjesë e ceremonisë ishte edhe e dashura që ai la pas, Cate Cassidy. Ndërsa mbante një palë syze të zeza dhe e veshur e gjitha me të errëta, ajo iu bashkua familjes dhe miqve të Payne. Ata u lidhëm në tetor të vitit 2022 dhe megjithëse e mbajtën lidhjen e tyre larg vëmendjes, ai herë pas here shfaqej në foto dhe video që modelja ndante në Instagram dhe TikTok. Ajo u largua disa ditë para vdekjes tragjike të yllit botëror, ndërsa po shijonin pushimet në Argjentinë. Pjesë e ceremonisë ishin edhe anëtarë e tjerë të grupit, Harry Styles , Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe Niall Horan. Kujtojmë se Liam ndërroi jetë disa javë më parë pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në një hotel në Argjentinë. Dyshohet se ai ishte nën efektin e lëndëve narkotike të cilat mund t’i kenë shkaktuar halucinacione.

Top News – Shuhet këngëtari i buzuqeve greke. Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare
09/09 21:30
Top Channel/ Dënohet Gjesti! U fut me armë në studion muzikore. Veprimi i papritur në Gjykatë
07/09 21:03
Top News- Dënohet Gjesti! Sa vite burg do vuajë për armëmbajtje dhe kanosje, pas vendimit… kërcen
07/09 21:00
Top Channel/ Arrestohet Joz Marku, zbardhet ngjarja e rëndë në Tiranë
05/09 13:23
Top Channel/ “Shaje Gjestin, ulu në gjunjë dhe…”, Jozi tregon pse dhunoi Edin e Përputhen
04/09 20:43
Top Channel/ Ariana Grande i jep lamtumirën skenës mes lotësh, deklarata e saj emocionon fansat
02/09 23:05
Top Channel/ “Nuk kam kohë të plakem”, zbulohen fjalët e fundit të artistes ikonike para vdekjes
26/08 21:49
Top Channel/ “Ma shpifni”, ish-moderatorja e “Goca dhe Gra” ‘shpërthen’: Meshkuj, do ju fëlliq
26/08 19:42
Top Channel/ Ish-moderatorja e Goca dhe Gra ‘shpërthen’ në rrjetet sociale: Meshkuj, ma shpifni
26/08 17:19
Top Channel/“Gjithë ditën kam pritur të vish”,ditëlindja e parë pa Shpatin, rrëfimi prekës i Selvisë
24/08 21:20
Top Channel/ Në lidhje me yllin e OnlyFans? Ylli i Arsenalit “kapet” nga fansat, zbulohet e vërteta
12/08 22:13
Top Channel/ Yamal tradhton të dashurën? Si qëndron e vërteta e fotove me vajzën misterioze në bikini
11/08 21:57
Top News – Ariana Grande ‘braktis’ karrierën. Aktorja dhe këngëtarja e mërzitur nga fama e madhe
03/08 13:19
Top News – Ndahet nga jeta ylli i ‘Jurassic Park’ / Aktori Sam Neill vdes në moshën 78 vjeçare
13/07 13:57
Top Channel/ Nga divorci me Elian dhe dhuna, te martesa me fotografen, ky është djali i Princ Lekës
11/07 10:08
Top News – Shuhet ylli i Popit Bonnie Tyler / Këngëtarja e ‘Eotal eclipse of the Heart’
09/07 15:14
Top Channel/ Qeni i sulmon pastruesen e shtëpisë, Chris Brown në telashe, urdhërohet të…
01/07 22:56
Top Channel/ Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës? Zbulohen detaje nga festa gjigante
26/06 20:03
Top Channel/ Ribashkohen Mateo dhe Brikena? Çfarë ndodhi në Top Arena mes ish-çiftit të BBVIP
22/06 22:31
Top Channel/ “Shëmtirë, idiote…”! “Shpërthejnë” ofendimet mes Zegjinesë e influenceres: Analfabete
09/06 13:20