Top Channel/Të huajt që punojnë në Shqipëri/Gjejnë mundësi të mira punësimi dhe kosto të ulët jetese
10/05/2021 12:21

Në vitet 90’ teksa portat e ambasadave u hapën Shqipëria emigroi një forcë të lartë punëtore drejt vendeve të BE-së. Sot, situata paraqitet ndryshe dhe shumë të huaj po gjejnë veten e tyre në vendin tonë. Shumë prej tyre janë të vetëpunësuar si në rastin e Bakiut i ardhur nga Stambolli, por ka edhe të tjerë të punësuar në institucione dhe kompani, si Denisi nga Sarajevo. Shifrat nga Drejtoria e Tatimeve na tregojnë se janë rreth 5 372 subjekte me pronësi të huaj në vendin tone. Bakiu dhe Denisi flasin për profesionin që ata ushtrojnë në Shqipëri dhe gjërat që i pëlqejnë më shumë tek vendi jonë. “Unë jam avokat, por këtu punoj si koordinator projektesh. Aplikova në internet tek vendi i punës dhe vendosa të vij. Në fakt periudha ime e qëndrimit ishte e detyrueshme një vit, më pas Tirana mu duk një vend shumë i këndshëm dhe vendosa të qëndroj. Në Tiranë më pëlqen klima dhe bregdeti që është afër, ushqimi dhe bregdeti. Është shumë e ngjashme me kryeqytetin tim Sarajevën. Njerëzit janë shumë suportues dhe kam shumë miq këtu. Nuk e dija ku po shkoja në fillim, por më pas Tirana mu duk shumë e bukur dhe gjeta shumë të huaj të tjerë që punojnë këtu. Veçanërisht këtë verë ka shumë njerëz që më pyesin për Shqipërinë, bregdetin dhe jam kthyer si ambasador i Shqipërisë.” Bakiu shprehet se në Turqi njerëzit janë mësuar me punë dhe në Shqipëri duhet i njëjti mentalitet. Denisi nga krahu tjetër bën thirrje që njerëzit të investojë në rajon. “Unë e dashuroj rajonin dhe doja të qëndroja këtu.Shumë njerëz nuk janë të kënaqur me rrogat dhe jetën, por unë jam.Të jetoj këtu me këto rroga ndoshta nuk është mirë, por unë shpresoj për më mirë. Ditë më të mira po vijnë dhe ne duhet të qëndrojmë së bashku.Njerëzit e rajonit tonë që emigrojnë punojnë shumë fort në vende të tjera, ndërsa unë mendoj që duhet të punojmë fort për vendin tonë.”

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48