Top Channel/Të burgosurit do kthehen në Shqipëri.Rama e Sunak:Bashkëpunim për sigurinë dhe ekonominë
23/03/2023 23:07

Kryeministri Rama dhe homologu britanik Rishi Sunak pas takimit kokë më kokë janë dakordësuar për një sërë çështjesh. Siç bëhet me dije nga komunikata zyrtare e Downing Street të dy kryeministrat vunë në pah mundësitë e shumta në tregti, investime dhe teknologji, ndërsa kryeministri Sunak mirëpriti edhe njëherë kontributin e rëndësishëm të komuniteti shqiptar të Mbretërisë së Bashkuar në jetën britanike. Britania do t’i ofrojë ndihmë Shqipërisë për të përmirësuar kapacitetet e mbrojtjes nga kërcënimet kibernetike, ndërsa të dy vendet si aleatë të NATO-s dhe bashkë-anëtarë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së treguan përkushtim për një përgjigje të fuqishme ndërkombëtare ndaj agresionit rus në Ukrainë. Të dy vendet do të thellojnë bashkëpunimin në ndalimin e emigrantëve të paligjshëm dhe goditjen e rrjeteve kriminale. Shqipëria tashmë përveç task-forcës së ngritur në dhjetor me këtë fokus, do të nënshkruajë marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportave. Kryeministrat gjithashtu ranë dakord që të ngrenë një ekip të përbashkët mes dy vendeve që do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundojë deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar. Sa i përket bashkëpunimit ekonomik dy liderët vlerësuan hapjen e Dhomës së re tregtare britanike në Shqipëri, ndërsa Britania për të lehtësuar investimet në Shqipëri do të dyfishojë fondin e gatishmërisë për përballimin e rrezikut të tregut për financimin e eksporteve britanike në 4 miliardë stërlina. Të dy kryeministrat u zotuan për thellimin e lidhjeve mes universiteteve të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48