Taylor Swift është përballur me incident në skenë. Gjatë koncertit të saj në Stokholm, teksa ishte gati të ulej në piano, fustani blu i këngëtares u shqep dhe u hap, duke i nxjerrë në pah të brendshmet. Artistja e kaloi këtë situatë me shumë sportivitet, u ul pranë pianos, tentoi ta rregullonte fustanin dhe më pas nisi të performonte. Në një video të publikuar, ndërsa po rregullonte fustani, Swift i drejtua publikut “Flisni me njëri-tjetrin” për të larguar vëmendjen.