Top Channel/ Supremja “shkarkon” Kurtin. Gjykata: Deputeti s’mund të ushtrojë funksion ministri
15/07/2025 22:21

Gjykata Supreme në Kosovë ka konstatuar se deputetët nuk mund të ushtrojnë edhe funksione në Qeveri. Nga momenti i certifikimit të rezultatit zgjedhor, ministrat që kanë marrë post deputeti nuk mund të marrin vendime, ka konstatuar kjo Gjykatë. Mbi bazën e këtij interpretimi, ajo ka shfuqizuar udhëzimin administrativ për arkat fiskale të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, raporton mediumi “Koha” në Kosovë. Rrjedhimisht ky vendim prek edhe ministrat e tjerë në detyrë dhe vetë kryeministrin Albin Kurti, që gjithashtu kanë fituar mandat deputeti. “Për gjykatën ishte i pakontestueshëm fakti se nga certifikimi zyrtar i rezultateve të zgjedhjeve, më datë 27.3.2025, ministri i MFPT-së, Hekuran Murati, figuron si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas nenit 71 të Kushtetutës, ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar. Pra, nxjerrja e udhëzimit administrativ nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese”, thuhet në aktgjykimin e Supremes. LDK-ja, e cila ka deponuar në prokurori 17 kallëzime penale ndaj deputetëve që kanë marrë vendime në cilësi të ministrave, ka kërkuar që organi i akuzës të veprojë shpejt. “LDK-ja kërkon nga Prokuroria e Shtetit që të trajtojë me prioritet këto shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore dhe të veprojë pa vonesë mbi bazën e kallëzimeve penale të parashtruara nga deputetët tanë. Vendimi i Gjykatës Supreme tashmë e ka konfirmuar se kemi të bëjmë me veprime anti-kushtetuese dhe të kundërligjshme”, thuhet në reagimin e LDK-së. Qeveria në detyrë ka reaguar e shqetësuar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, e cila e ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për pajisjet fiskale, duke e cilësuar këtë akt si rezultat të një interpretimi të njëanshëm dhe arbitrar të ligjit.

Top Channel/ Takimi Kurti-Abdixhiku, marrëveshja për presidentin më pranë
26/08 23:05
Top Channel/ Rreh për vdekje bashkëshorten, i moshuari në Kosovë e dhunoi me grushte
26/08 20:13
Top Channel/ Kurti kokë më kokë me Abdixhikun, sërish bisedime për presidentin e ri
26/08 20:03
Top News – Burri vret gruan. Tronditet sërish Kosova, i moshuari mbyt bashkëshorten
26/08 19:30
Top Channel/ Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend, diskutime mbi emrat e kandidatëve për president
26/08 19:29
Top Channel/ Opozita rikthehet në Kuvend. PDK dhe AAK: Vazhdoni seancën! Kallëzojnë Qeverinë
26/08 15:00
Top News- Thellohet çështja ndaj Shehollit/ Zbulohet dokumenti që synonte rekrutimin e Kurtit
26/08 14:29
Top News- Aleanca kallëzim ndaj qeverisë Kurti/ Tahiri: Është shkelur legjisalcioni më datë 12 gusht
26/08 13:54
Zbulohet plani i serbëve për Kurtin/ Si u tentua rekrutimi dhe komprometimi i kryeministrit në burg?
25/08 22:09
Top News-‘Kosova do të duket si Kandahari’. Plani serb për shpopullimin e Kosovës u gjet te Sheholli
25/08 20:25
Top Channel/ Gazetari kosovar spiun i Serbisë! Fatmir Sheholli i pandehur edhe për shantazh
25/08 20:02
Top News- ‘Seanca konstituive të vazhdojë’/ PDK dhe Aleanca sërish protestë kundër Kurtit
25/08 11:52
Top News – Kurti i përgjigjet Zelenskyt. ‘Solidariteti me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion’
24/08 22:20
Top Channel/ Vritet shtatzëna në Malishevë/ Bashkëshorti dyshohet për vrasjen
24/08 15:07
Top News- PDK e Aleanca kërkojnë konsituimin/ Akuza Kurtit: Nuk do të formojë institucionet
24/08 14:04
Top News- Gërmimet në varret masive në Zubin Potok/ Nis faza e identifikimit të eshtrave përmes ADN
24/08 14:02
Top Channel/ Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti
24/08 11:28
Top Channel/ Qymyr kundër Qeverisë së Kurtit/ AAK: Vetëvendosje e ka futur vendin në terr
23/08 15:22
Top Channel/ Ngërçi politik në Kosovë, opozitarët e PDK mblidhen sërish në Kuvend për konstituimin
22/08 12:54
Top News- Rregulla të reja për të dënuarit/ SHKK ashpërson standardet në burgje
21/08 13:36