Top Channel/ Skandali seksual Diddy, Leonardo DiCaprio mohon pjesëmarrjen në festat famëkeqe
24/09/2024 21:19

Aktori i njohur i Hollywood, Leonardo DiCaprio ka mohuar së fundmi se ka qenë në festat famëkeqe të producentit Sean Combs, i njohur Diddy, i arrestuar për trafik seksual dhe abuzime me vajza minorene. Një zëdhënës i aktorit 49 vjeçar tha për rrjetin Daily Mail se “ai prej vitesh nuk ka pasur lidhje me Diddy”. Zhvillimi vjen pas publikimit të fotove të festave ku Leonardo shihet me Diddy në një event të vitit 1998 në vilën e këtij të fundit në New York, ku të gjithë janë të veshur me të bardha. Asokohe 24-vjeç, DiCaprio shihet bashkë me reperin dhe miq të tjerë. “Aktori i Titanikut ishte i ftuari numër një në listën e Diddyt, teksa në festa ftoheshin po ashtu personazhe VIP si Paris Hilton, Mariah Carey e Kim Kardashian”, shkruan MailOnline. Por megjithë pjesëmarrjen e DiCaprio, përfaqësuesit e tij thonë se ai nuk ka pasur kontakte prej vitesh me Sean Combs. “Leonardo DiCaprio nuk ka të bëjë fare me abuzimet. Ai ka qenë në festat e tij në vitet 2000, siç bënin të gjithë, por aty nuk kishte abuzime. Kur kanë qenë në këto festa, Di Caprio ka qenë në fillim të karrierës, ndërsa më pas u largua prej tyre. Nuk mund të akuzohet se ka qenë pjesë e abuzimeve apo trafikut njerëzor vetëm prej disa fotove të zbehta kur ishte 20 vjeç”, tha zëdhënësi i artistit. Megjithatë, raporton Daily Star, aktori është fotografuar krah Diddy edhe më vonë, në konventën e partisë demokrate amerikane në 2004 dhe në ditëlindjen e 50-të të Diddy në 2019.

Top Channel/ Ç’nuk u pa në festën private të BBV5, armiqësitë mes konkurrentëve, Selin dhe Miri në..
21/04 12:18
Top Channel/ “Sot i puthim në faqe të gjithë banorët”, Arbri dhe Monika flasin pas BBV 5
21/04 11:25
Top Channel/ Përballja e fortë me Rogertin, çfarë i tha finalisti aktorit që e imiton në Portokalli
21/04 11:13
Top Channel/ Shëndriti zbulon takimin me mamanë e Selin: Një derë e hapur në Tiranë…
21/04 11:12
Top Channel/ Sonte finalja e Big Brother VIP, spektakël gjigant në Top Channel! Kush do fitojë?
18/04 20:07
Top News – Finalja e ‘BBVA’ po afron! Spektakël dhe emocione si kurrë më parë, surprizat e mbrëmjes
18/04 17:20
Top News- Mysafir VIP në Shtëpinë e Big Brother, surprizojnë banorët dy ditë para finales së madhe
16/04 22:33
Top Channel/ Deklaruan se ishin ndarë, por kamerat i nxorën ‘zbuluar’, çfarë po ndodh me…
15/04 22:35
Top Channel/ Selin thyen kutinë e fundit të emergjencës në Big Brother, ja se çfarë shkruhej në zarf
14/04 20:08
Top Channel/ “Duro dhe pak shpirt”, DJ Gimbo ka një mesazh për Selin dhe një kërkesë për fansat…
14/04 20:06
Top Channel/ Miri thyen kutinë e dytë të emergjencës, çfarë shkruhej brenda në zarf
13/04 22:00
Top Channel/ “Hajdeni peshqit e mi”, Rogerti thyen kutinë e emergjencës, nuk përmbahet ndaj…
12/04 14:26
Top Channel/ Rrëfimi tronditës i Stenaldos pas ekzekutimit të babait, xhaxhallarët morën gjakun
10/04 23:24
Top Channel/ “Turp të vijë që…”, Rogerti debaton me Brikenën: Nuk mundesh të më njollosësh…
08/04 22:35
Top Channel/ “Sa egoist që je”, Selin i kundërvihet Mateos: Para vetes tënde…
08/04 22:32
Top Channel/ Sqarime me Mirin dhe Rogerti, Selin sqaron situatën me babain: Në burg…
08/04 22:32
Top Channel/ “Pse më ftove në dasmë kur nuk më ke shok”, përplasjet mes Mirit dhe Mateos vazhdojnë
07/04 19:41
Top Channel/ Dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP, Brikena dhe Mateo kurorëzojnë dashurinë e tyre
06/04 22:53
Top Channel/ Dasma e dytë në Big Brother, Brikena dhe Mateo kurorëzojnë sot dashurinë e tyre
06/04 21:03
Top Channel/ A do e prishë dasmën e Brikenës dhe Mateos? Rogerti paralajmëron: Do të mbaj një super…
06/04 19:11