Top Channel/ Skandali i Botox ilegal! Në kërkim edhe emra të njohur që ofronin shërbimin pa licencë
17/10/2024 19:58

Teksa disa drejtues të salloneve apo klinikave që ofrojnë trajtime estetike janë arrestuar e të tjerë janë në kërkim, i gjithë tregu i këtyre shërbimeve është tronditur pasi nuk ka klinikë që nuk ofron botox e filler, të paktën në Tiranë. Dhe kjo toksinë, e cila ka rreth 10 vjet që përdoret nga vajzat  dhe djemtë në vend, nuk është e regjistruar në Shqipëri, por ka hyre me çanta kontrabande. Ishte një operacion i policisë që u fokusua në 32 subjekte, të cilat furnizohen me një lloj botoxi të quajtur “Nabota” me origjinë nga Koreja, por që hyn nga pika doganore e Morinës dhe një lloj tjetër, e quajtur Disport, i cili është prodhim turk dhe hyn nga aeroporti i Rinasit. Në listën e të kërkuarve janë emra të klinikave të njohura që kanë ofruar këtë shërbim janë Skerdilajd  Faria, Luada Caushaj, Aida Troka, Jondia Zaçe, Eni Shemaj. Por, a duhet licensuar Botoxi në Shqipëri, pasi tanimë përveç si destinacion turistik bregdetar njihet edhe  turizmi estetik, ku futen pikërisht këto trajtime, ai dentar apo dhe mbjellja e flokëve. Mjekët thonë se ky treg duhet rregulluar, pasi nuk mund te injektojnë botox nëpër parukeri apo jo profesionistët. Por, çfarë ndodh nëse nuk transportohet në boxe akulli botoksi ? Por, a ishte ky aksion i policisë i rastësishëm apo i qëllimshëm, kjo mbetet për t’u parë. Top Channel disa herë ka raportuar në lidhje me trendin e vajzave për të injektuar botox  dhe demet që u shkaktohen nga jo profesionistët për shkak të çmimeve të lira, si dhe mos ushtrimin e kontrollit nga Inspektorati Shëndetësor shtetëror nëpër këto klinika.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12