Top Channel/ Shqipëria një hap më afër BE-së, nesër hapen bisedimet për kapitujt e “Themeloreve”
14/10/2024 19:54

Nesër në Luksemburg Shqipëria hedh një hap të madh drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në konferencën e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të hapen bisedimet për kapitujt e “themeloreve”, blloku kryesor i negociatave për anëtarësim. Presidenca hungareze e Bashkimit Europian bëri të ditur se “Shqipëria do të jetë e para ndër vendet kandidate që do të hapë negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit, e cila do të jetë një moment kyç për vendin e Ballkanit Perëndimor. Grupi i parë i kapitujve mbulon reformat themelore, duke i hapur rrugën fillimit të negociatave për grupe të tjera. Progresi në këto reforma do të përcaktojë gjithashtu ritmin e përgjithshëm të negociatave”. Kapitujt e themeloreve përfshijnë funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike, Kapitullim 23 për Gjyqësorim dhe të drejtat themelore, Kapitullin 24 për Drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, Kapitujt për Kriteret ekonomike, si prokurimi Prokurimi publik, Statistikat dhe Kontrolli financiar. Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë. Negociatat për Grupkapitullin 1 hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në bashkimin europian në prill të vitit 2009 dhe iu dha statusi I vendit kandidati në qershor 2014 ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare është mbajtur në korrik të vitit 2022. Në këtë proces shqipëria u nis së bashku me Maqedoninë e Veriut e cila mbahej peng nga mosmarrëveshjet me greqinë në lidhje me cështjen e emrit. Pas zgjidhjes së këtij problemi, maqedonisë së veriut i lindi një tjetër problem me bullgarinë, dhe tashme nuk mund të ecë përkrah shqipërisë në këtë proces.

Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05
Top News – Aktiviteti i Bankës së Zhvillimit. KE kërkon mbikëqyrje të plotë nga Banka e Shqipërisë
06/11 09:52
Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22