Prej pasdites së djeshme skuadra kuqezi ka zhvilluar e plotë seancën stërvitore ku kanë mbërritur të gjithë lojtarët që trajneri Sylvinho ka grumbulluar dhe ka mundur të ketë në formë të mirë fizike për përballjet e fundit të Ligës së Kombeve me Cekinë më 16 nëntor në Arenën Kombëtare të kryeqytetit dhe Ukrainën 3 ditë më pas po në Tiranë.