Azem Beqiraj këtë të diel po kthehej nga Gjermania në Kosovë. Mirëpo, me të arritur në kufirin Hungari – Serbi, u arrestua nga autoritetet serbe. Sipas familjarëve, nuk dihen arsyet që çuan deri në ndalimin e tij. Megjithatë, Beqiraj u lirua të martën pasdite pa ndonjë sqarim mbi arrestimin e tij. Për tre ditë, e bija e Beqirajt thotë se nuk ka komunikuar me të atin.