Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit. Në sallë nuk ndodhen deputetë të opozitës, të cilët bojkotuan seancën. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi për nisjen e votimit për dy kandidatet për presidente të Kosovës: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Komisioni për legjislacion ka shqyrtuar dokumentacionin e dy kandidateve për president dhe pas shqyrtimit konstatoi se ato mund të hidhen në votim.