Top Channel/ Rikthehen dyshimet për COVID-19, Fauci refuzon të përgjigjet në senat
29/07/2026 19:58

Ish-këshilltari kryesor për pandeminë Covid-19 në SHBA, Dr. Anthony Fauci, refuzoi të dëshmojë këtë të mërkurë para Komitetit të Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare, duke ushtruar të drejtën e tij kushtetuese sipas Amendamentit të Pestë, që e mbron nga vetëinkriminimi. Vetëm pak minuta pas nisjes së seancës dëgjimore, e thirrur nga senatori republikan Rand Paul, Fauci deklaroi se nuk do t’u përgjigjej pyetjeve, duke argumentuar se procesi kishte si synim ta ekspozonte ndaj ndjekjes penale. “Arsyeja e vetme pse jam thirrur para këtij komiteti është që të më detyrojnë të them diçka që mund të përdoret për të justifikuar premtimet e përsëritura se do të përfundoj ‘pas hekurave’”, deklaroi ai. Kjo është hera e parë që Fauci, i cili është paraqitur më shumë se 250 herë para Kongresit gjatë karrierës së tij, zgjedh të mos dëshmojë duke iu referuar Amendamentit të Pestë. Seanca u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, pasi republikanët synonin ta përballnin ish-drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive me akuzat për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, origjinën e Covid-19 dhe financimin e kërkimeve shkencore në laboratorin e Wuhanit. Në fjalën e tij hapëse, senatori Rand Paul deklaroi se falja parandaluese e dhënë nga ish-presidenti Joe Biden nuk e pengon Kongresin të hetojë nëse Fauci ka bërë deklarata të rreme. “Ajo nuk e rishkruan historinë, nuk i fshin dokumentet dhe nuk e pengon Kongresin të përcaktojë se çfarë ka ndodhur”, u shpreh Paul. Edhe Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., kishte deklaruar para seancës se, nëse Fauci do të gënjente sërish nën betim, mund të përballej me akuza për dëshmi të rreme. Përplasjet mes Fauci-t dhe Rand Paul kanë vazhduar prej vitesh, kryesisht për çështjen e kërkimeve të njohura si “gain-of-function” në Institutin e Virologjisë në Wuhan. Paul pretendon se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka financuar eksperimente që rritnin aftësinë infektuese të koronavirusëve, ndërsa Fauci ka mohuar vazhdimisht një gjë të tillë, duke theksuar se asnjë kërkim i financuar nga NIH nuk përmbushte përkufizimin zyrtar të këtyre eksperimenteve. Pak ditë para seancës, Rand Paul publikoi mbi 1,100 faqe nga ditari personal i Fauci-t gjatë periudhës së pandemisë. Ish-zyrtari e cilësoi publikimin e dokumenteve si një përpjekje për ta “turpëruar dhe frikësuar”. Në përfundim të deklaratës së tij, Fauci tha se vendimi për të mos dëshmuar ishte marrë me këshillën e avokatëve të tij, pavarësisht respektit që, sipas tij, vazhdon të ketë për Kongresin amerikan. Seanca u mbyll pa dëshminë e Fauci-t, ndërsa përplasja politike rreth menaxhimit të pandemisë dhe origjinës së Covid-19 vijon të mbetet një nga debatet më të forta në SHBA.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23