Top Channel/ Pse Putin heshti për Ukrainën dhe zbuti tonet me perëndimin?
09/05/2025 22:44

Në 80-vjetorin e dorëzimit të Gjermanisë Naziste, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim solemn në sheshin e Kuq në Moskë, duke theksuar kontributin vendimtar të Bashkimit Sovjetik në fitoren mbi nazizmin. Por, ajo që ra më shumë në sy ishte heshtja e tij ndaj luftës aktuale në Ukrainë, konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë fjalimit të tij që zgjati vetëm 10 minuta, një nga fjalimet më të shkurtra gjatë sundimit të tij prej tre dekadash, ai u përpoq të shmangte çdo referencë të drejtpërdrejtë ndaj pushtimit të Ukrainës. Në vend të kësaj, ai u përqendrua në trashëgiminë historike të Luftës së Dytë Botërore dhe mbrojti të ashtuquajturin “operacion special ushtarak”, pa e përmendur në mënyrë direkte. “Ne i kujtojmë mësimet e Luftës së Dytë Botërore dhe nuk do të pajtohemi kurrë me shtrembërimin e historisë,” deklaroi Putin. Ai gjithashtu pohoi se “e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë” dhe se “i gjithë populli mbështet pjesëmarrësit e operacionit special ushtarak”. Sipas analistëve, heshtja për Ukrainën mund të interpretohet si përpjekje për të shmangur diskutimin e një lufte të papërfunduar dhe shumë të kontestuar brenda e jashtë Rusisë. Putin iu përgjigj edhe deklaratave të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili theksoi rolin kyç të SHBA-së në fitoren e Luftës së Dytë Botërore. “Ne gjithmonë do të kujtojmë se hapja e frontit të dytë në Evropë – pas betejave vendimtare në territorin e Bashkimit Sovjetik – e afroi fitoren. Por askush nuk e mohon se ishte Rusia ajo që shënoi fundin e nazizmit dhe e pagoi me miliona jetë”. Krahasuar me tonin e ashpër të fjalimeve të viteve të kaluara – ku shpesh i krahasonte SHBA-të me Rajhun e Tretë ose i akuzonte për “poshtërimin e botës” – këtë herë, Putini shfaqi një ton më të përmbajtur, ndoshta për të ruajtur një imazh më të balancuar në një skenë ndërkombëtare gjithnjë e më të tensionuar.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52